Spektakël në “Anfield”, Liverpool nuk përmbahet ndaj West Ham. Newcastle befasohet në shtëpi (video)
Liverpool ka marrë fitoren e tretë rresht në Premier League, duke mundur 4-2 West Ham në sfidën e luajtur në “Anfield”, e vlefshme për javën e 28-të. Liverpool gjeti avantazhin që në minutën e 5-të, ku pas një aksioni të gjatë që nisi nga goditja e këndit dhe asistit të Ryan Gravenberch, ishte Hugo Ekitike që dërgoi topin në rrjetë me një goditje me të majtën brenda zonës. Në minutën e 24-të, Dominik Szoboszlai kroson nga goditja e këndit, Virgil van Dijk shënon me kokë. Në minutën e 43-të, Mohames Salah kroson nga këndi, Ekitike asiston për Alexis Mac Allister, argjentinasi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur brenda zonës. Pjesa e dytë nisi më mirë për miqtë, që gjetën golin e parë...
Burimi:
telesport.al