Spektakël mes Napolit dhe Romës, por pa fitues. Rrahmani shkakton penallti dhe lëndohet sërish (video)
Napoli dhe Roma dhuruan spektakël të vërtetë në sfidën e luajtur në “Diego Armando Maradona”, e mbyllur në barazim 2-2, e vlefshme për javën e 25-të në Serie A. Miqtë gjetën avantazhin që në minutën e 6-të, pas një aksioni të shpejtë dhe kombinimit perfekt të dy nënshkrimeve të janarit, Brayan Zaragoza dhe Donyell Malen, holandezi dërgoi topin në rrjetë. Barazimi i vendasve erdhi në minutën e 40-të, ku një ish i Romës, Leonardo Spinazzola shënon një supergol me një goditje fantastike nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Në minutën e 70-të, Amir Rrahmani gjatë një “dylufitimi” me Malen në zonë, rrëzohet dhe pengon sulmuesin holandez, arbitri jep penallti. Malen tregohet i saktë nga 11-metrat, ndërsa Rrahmani lë fushën i dëmtuar. Në minutën e...
Burimi:
telesport.al