Spektakël me 5 gola në klasiken e futbollit gjerman, Bajerni përmbys ndeshjen dhe arratiset në krye të Bundesligës
Klasikja e futbollit gjerman mes Borusias së Dortmundit dhe Bajernit të Mynihut ka dhuruar emocione të forta për tifozët e të dyja skuadrave. Shloterbeku ndezi atmosferën në “Signal Iduna Park” me golin e shënuar në minutën e 26, por Bajerni tregoi forcën e tij në pjesën e dytë të lojës. Harri Kejni fillimisht barazoi shifrat në minutën e 54-t, ndërsa në të 70-n përmbysi rezultatin nga pika e bardhë e penalltisë. Daniel Svensoni ktheu sërish baraspeshën në minutën e 83-të, por festa e murit verdhezi do të zgjaste vetëm 5 minuta. Kaq iu nevojit Joshua Kimishit për të vulosur shifrat përfundimtare në 2-3. Një fitore që vlen dyfish për bavarezët, pasi tashmë janë “arratisur” me +11 pikë në krye të Bundesligës. Pas tyre qendron pikërisht...
Burimi:
sportekspres.com