SPECIALE: Zemra e Edinburgut sfidon Kështjellën e futbollit skocez! Magjia afron por rruga ska mbaruar

SPECIALE: Zemra e Edinburgut sfidon Kështjellën e futbollit skocez! Magjia afron por rruga ska mbaruar

15 Janar 2026 0:56 Telesport Prej 40 vitesh radhazi në Skoci titulli kampion ka dy pronarë: Celtic ose Rangers. Kush futët hundët në “Old Firm” duhet të të shkruajë një libër historie dhe atë e bëri Sir Alex Ferguson në sezonin 1984-85. Prej atëherë, askush ska guxuar të sfidojë pushtetin e qytetit Gllasgou. Imagjinoni: për një djalë të lindur në Gllasgou ëndrra është ose të luajë një ditë për Rangers ose për Celtic, dy klubet historike dhe legjendare skoceze dhe ato që prej një shekulli “terrorizojnë” futbollin vendas duke i ndarë kampionatet mes tyre dhe ku në mes futet ndonjë hirushe duke thyer “logjikën” dhe duke i dhuruar futbollit një emocion të jashtëzakonshëm sepse jo në përjetësi gjërat shkojnë sipas planeve dhe sipas “letrës së...