Speciale/ Mayweather dhe Pacquiao më 19 shtator në Las Vegas për revanshin e shumëpritur pas 11 vitesh
Floyd Mayweather dhe Manny Pacquiao janë gati të ripërtërijnë rivalitetin e tyre në një ndeshje mbresëlënëse në Las Vegas këtë shtator. Mayweather, 48 vjeç, do të dalë zyrtarisht nga pensioni për t’u përballur me filipinasin, më 19 shtator, 11 vjet pas ndeshjes së parë të dyshes legjendare të boksit. Pacquiao, 47 vjeç, doli nga pensioni më 19 korrik 2025 kur u ndesh me Mario Barrios për kampionatin WBC në peshën welter, ndeshje që përfundoi me një barazim. Në përballjen e parë mes dy boksierëve, më 2 maj 2025, Mayweather fitoi me vendim unanim në atë që u cilësua si “dueli i shekullit”. “Unë kam luftuar dhe e kam mposhtur Manny një herë. Këtë herë do të jetë i njëjti rezultat“, tha Mayweather. Kjo shënon pjesën...
Burimi:
telesport.al