Spanjolli kandidon për t’i zënë vendin Guardiolës: Mund të trajnoj çdo skuadër, jam gati për Manchester City

Spanjolli kandidon për t’i zënë vendin Guardiolës: Mund të trajnoj çdo skuadër, jam gati për Manchester City

20 Mars 2026 10:44 Alfred Lleshi Aventura e Pep Guardiolës te Manchester City mund të jetë në një moment vendimtar. Me pak më shumë se 8 javë nga fundi i Premier League, “citizens” janë 9 pikë pas kryesuesve të Arsenalit, por mbeten në garë pasi kanë një ndeshje më pak dhe përballjen direkte. Eliminimi në 1/8 finale të Champions League ndaj Real Madridit e ka ndërlikuar situatën, duke e bërë finalen e “FA Cup” kundër Arsenalit vendimtare për të ardhmen e teknikut spanjoll, që në maj mbush 10 vite në “Etihad”. Ndërkohë, një kandidat për ta zëvendësuar është shfaqur; Míchel Sánchez, trajner i Girona që nga viti 2021. Ai e çoi klubin në Champions dy sezone më parë dhe thotë: “Ndihem gati… Mund të trajnoj...