Spanja asfikson Argjentinën në finale, Mesi sheh spanjollët të ngrejë Kupën e Botës
Bota ka një kampione të re. Argjentina ka dorëzuar stafetën te Spanja, e cila ka triumfuar në SHBA. “Furia e kuqe” ka qenë e vështirë të përballohej nga argjentinasit. Spanja ka asfiksuar bardheblutë, duke dominuar tërësisht lojën. Dalja me karton të kuq e Enzo Fernandezit në minutën e 93-të e lehtësoi edhe më tepër punën për kampionët e Europës. Koha e rregullt përfundoi 0-0, por me një lojtar më pak Argjentina e kishte mjaft të vështirë të mbante portën e paprekur në kohën shtesë. Ferran Torresi tundi rrjetën në minutën e 106, duke vulosur fitoren për ekipin e tij. Ky gol ndezi më në fund Argjentinën, e cila rrezikoi disa herë portën spanjolle. Megjithatë topi nuk hyri në rrjetë dhe në fund rezultati shkoi në...
Burimi:
sportekspres.com