Spalletti, po tani? Dilema e Juventusit mes planifikimit dhe rrezikut të një sezoni të dështuar

Spalletti, po tani? Dilema e Juventusit mes planifikimit dhe rrezikut të një sezoni të dështuar

21 Shkurt 2026 8:37 Alfred Lleshi Humbja e fundit 5-2 për Juventusin datonte nga Botërori për Klube, me Tudor në stol dhe Manchester City e Guardiolës përballë. 8 muaj më vonë, Juventusi ka trajner të ri, por probleme të vjetra që vetëm “mbulohen nën qilim”. Pas disfatës me Galatasaray, tifozët pyesin për vlerësimin e sezonit. Ekipi bardhezi është jashtë Kupës së Italisë, gjysmë këmbe larg eliminimit nga Champions-i dhe 15 pikë larg Interit kryesues në Serie A. Që nga viti 2020, Juventusi ka fituar vetëm një Superkupë dhe një Kupë Italie, ndërsa në Champions shpesh është eliminuar në 1/8 finale, përjashtuar vitet e jashtëzakonshme. 5 trajnerë, të njëjtët rezultate, ndryshime drejtuesish, fat i pandryshuar. Për Spallettin, fajet janë të vështira për t’u kapërdirë. Ai po...