Spalletti përgatit revolucionin te Juventus, këto do të jenë 6 largimet e para në verë
28 Shkurt 2026 19:36 Telesport Eliminimi nga Galatasaray në Champions League dhe mundësia për të qëndruar jashtë katërshes më të mirë në fund të sezonit në Serie A, e bëjnë të nevojshme revolucionin te bardhezinjtë gjatë verës së ardhshme. Duke qenë se Luciano Spalletti pritet të jetë trajner i përhershëm i Juventusit, italiani ka filluar që tani me projektin e tij, për të ndërtuar një ekip konkurrues. “La Gazzetta dello Sport” zbulon se Spalletti iu ka bërë dalje të paktën 6 futbollistëve, të cilët janë të detyruar të gjejnë ekip të ri në merkaton e verës. Michele di Gregorio (28 vjeç), Juan Cabal (25), Edon Zhegrova (26), Lois Openda (26), Vasilije Adzic (19) dhe Teun Koopmeiners (28) janë lojtarët e parë që nuk përfshihen në...
Burimi:
telesport.al