Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Spalletti pëlqen mesfushorin e Interit, zikaltrit nuk kursehen aspak dhe i tregojnë çmimin e bardhezinjve
23 Dhjetor 2025 19:47 Telesport Tashmë nuk është thjesht një thashethem merkatojë, por ka diçka të vërtetë në të. Luciano Spalletti pëlqen shumë mesfushorin e Interit, Davide Frattesi, i cili ka një rol dytësor te zikaltrit, pasi nuk preferohet si titullar i rregullt nga Cristian Chivu. Nëse tek Inter nuk merr minutat që do, situata mund të ndryshojë nëse transferohet te Juventusi. Spalletti është i bindur se Frattesi do të përshtatej në mënyrë perfekte me sistemin e tij. Në anën tjetër, Inter nuk e konsideron të pashitshëm lojtarin, por ka bërë të ditur se mesfushori do të largohet vetëm për shifrën 30-35 milionë euro, sipas asaj që raporton “CalcioMercato”.