Spalletti drejt firmës, ja dy propozimet që ka marrë për rinovimin me Juventusin
12 Mars 2026 13:15 Alfred Lleshi Luciano Spalletti është shumë pranë rinovimit me Juventusin. Trajneri, i fokusuar te ndeshja e rëndësishme ndaj Udinese në garën për Champions, duhet të zgjedhë mes dy opsioneve kontrate: marrëveshje njëvjeçare me opsion deri në sezonin 2027-28, ose kontratë 2-vjeçare. Bardhezinjtë synojnë një fitore që mund t’i ngjitë përkohësisht në vendin e katërt, duke ushtruar presion mbi rivalët e Como dhe Roma. Kualifikimi në Champions League 2026-27 do të sillte të paktën 70 milionë euro për klubin, shumë që do të ndikojë në planet e merkatos. Drejtuesit, përfshirë Damien Comolli dhe Giorgio Chiellini, kanë diskutuar tashmë strategjitë me trajnerin. Opsioni i parë parashikon rreth 7 milionë euro në sezon (6 plus 1 bonus) me opsion për 2027-28, ndërsa i dyti...
Burimi:
telesport.al