Spalletti: Barazimi me Sassuolo nuk i ka ndalur planet tona për  një vend në Champions League

Spalletti: Barazimi me Sassuolo nuk i ka ndalur planet tona për një vend në Champions League

23 Mars 2026 9:09 Telesport Barazimi kundër Sassuolo mund t’i kushtojë shumë në të ardhmen Juventus, në përpjekjen e tyre për një vend në Champions League. Edhe një herë, bardhezinjtë ngecën në momentin vendimtar, duke konfirmuar se nuk janë gati për të bërë hapin përfundimtar. Gjithsesi, për trajnerin Luciano Spalletti jo cdo gjë ishte e gabuar: “Nuk ishim të mirë në shfrytëzimin e rasteve të rëndësishme. Natyrisht, një penallti e humbur i bën njerëzit të flasin, dhe natyrisht jemi të zhgënjyer që nuk e fituam ndeshjen.” “Të gjitha ndeshjet duhet të fitohen. Kur je prapa në renditje, duhet të jesh i mirë në marrjen e më shumë pikëve se kundërshtari yt por edhe ata duhet të bëjnë një gabim. Mundësia, me këtë numër ndeshjesh, është...