Spalleti në fije të perit, Juventus mund të bëhet me trajner të ri

Spalleti në fije të perit, Juventus mund të bëhet me trajner të ri

E ardhmja e Luciano Spalletti te Juventus është në rrezik serioz, pasi drejtuesit e klubit kanë vendosur që dy përballjet e radhës kundër Galatasaray dhe AS Roma do të jenë vendimtare për fatin e trajnerit italian.“Zonja e Vjetër” po kalon një krizë të thellë rezultatesh, duke mos fituar asnjë nga pesë ndeshjet e fundit.Humbja 2-0 ndaj Comos, turpërimi 5-2 nga Galatasaray, disfata dramatike 3-2 kundër Interit, barazimi 2-2 me Lazion dhe goditja e fundit 3-0 nga Atalanta kanë tronditur ambientin bardhezi.Sipas raportimit të La Gazzetta dello Sport, durimi i drejtuesve po shkon drejt fundit dhe çdo hap fals mund t’i kushtojë Spallettit pankinën.Tifozët janë të irrituar, presioni është maksimal dhe dy sfidat e ardhshme pritet të jenë si “finale” për trajnerin veteran.