Sot/ Tirana e ka ‘finale’ ndaj Egnatias, Vllaznia për të konsoliduar kreun

Sot/ Tirana e ka ‘finale’ ndaj Egnatias, Vllaznia për të konsoliduar kreun

Tirana- Egnatia në orën 16.00 dhe Vllaznia- Teuta në orën 19:00 janë dy sfidat e ditës së sotme për llogari të javës së 31-të Abissnet Superiore. Ndërkohë pas Flamurtari- Vora (1-1) luajtur dje) nesër kalendari ofron dhe dy sfidat e fundit të këtij raundi. Në orën 16:00 përballja Bylis- Dinamo Siti ndërsa supersfida e javës AF Elbasani- Partizani luhet pak më vonë pikërisht në orën 19:00. Tirana- Egnatia 16:00 (në “Selman Stërmasi”) Padiskutim finalja sezonale për bardheblutë.Edhe pse bardheblutë vijnë pas dy fitoreve dhe një barazimi sërish në llogarinë e pikëve ata gjëndën në zonën e kuqe. Ata kanë 28 pikë ose dy më pak se Bylis i cili zhvillon ndeshjen e tij nesër në Adush Muça përballë bluve të Dinamos. Por dhe 3 më...