Sot/ Skënderbeu e Laçi me mision shtëpie, fundi i gjithi enigmatik

Sot/ Skënderbeu e Laçi me mision shtëpie, fundi i gjithi enigmatik

Mesjava vjen sot me futbollin e Kategorisë së Parë e cila ka hyrë në fazë vendimtare. Skuadrat e kreut rikthehen të luajnë në shtëpi me misionin për të marrë maksimumin ndërsa fundi mbetet “Thembra e Akilit” në javët në vijim. Skënderbeu kryesues, ka ndeshjen me Korabin, realtivisht një raund i lehtë për juglindorët. Ndryshe nga ekipi i Gjokës, si Laçi ashtu dhe Pogradeci duket se do ta kenë më të komplikuar përkatsisht ndaj Besës dhe Ilirisë së Fushë Krujës. Ndërkohë katër ekipet që mbyllin tabelën pas javës së 26-të do të vihen përballë në duele që marrin vëmendje maksimale. Në “Kukës Arena” Kukësi takohet me Lushnjën ndërsa në Gjirokastër, AF Luftëtari pret Apoloninë e cila prej javësh është zhytur në batakun e skuadrave që luftojnë...