Sot në orën 12:00 mbahet shorti i play-off-it të Champions League, rregullat dhe kundërshtarët e mundshëm për 16 klubet

Sot në orën 12:00 mbahet shorti i play-off-it të Champions League, rregullat dhe kundërshtarët e mundshëm për 16 klubet

Sot në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nyon, do mbahet shorti për fazën play-off të Champions League. Pas tetë ndeshjeve të fazës së ligës, 16 skuadrat e renditura nga pozicionet 9 deri në atë të 24, do përballen mes tyre (vendi 9 ose 10 kundër ekipeve të renditura në vendet 23 ose 24 etj). Fazat eliminatore përcaktohet me anë të një shorti të zhvilluar në përputhje me parimet e mëposhtme: a. Çiftet rivale përzgjidhen bazuar në pozicionet e tyre në fund të fazës së ligës për të formuar katër çifte të renditura (klubet në pozicionet 9 dhe 10, 11 dhe 12, 13 dhe 14, dhe 15 dhe 16) dhe katër çifte të pa renditura (pozicionet 17 dhe 18, 19 dhe 20, 21 dhe 22, dhe 23...