Sot “finalja” e parë kundër Polonisë, Sylvinjo dhe Gjimshiti optimist, Asani, Gripshi e Cake në tribunë
Shqipëria luan sonte një prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj të kualifikuesve në kupën e botës. Gjysmëfinalja ndaj Polonisë në Varshavë është një ndeshje tek e cila nëse kalohet me sukses do të çonte në finalen, gjithashtu në një ndeshje të vetme pas disa ditësh me fituesen e çiftit Ukrainë-Suedi, për të luajtur shanset e realizimit të ëndrrës për kualifikim në kupën e botës. Një ëndërr që e ka lënë pa gjumë trajnerin Silvinjo prej muajsh, sikurse ai u kujdes vetë të evidente në konferencën e fundit për shtyp nga Varshava. “Polonia është një skuadër që shfrytëzon shumë tranzicionin, me lojtarë të shpejtë që mbajnë topin dhe pastaj e punojnë mirë. E vërtetë, nuk janë një skuadër që ka karakteristikë mbajtjen e...
Burimi:
vizionplus.tv