Sot/ Everton pret Lids, Verona për pikë shprese, Getafe te zona e kuqe

Sot/ Everton pret Lids, Verona për pikë shprese, Getafe te zona e kuqe

Everton- Lids, java e 23 në Premier League, Verona- Udineze në Serie A (java 22) dhe Zhirona- Getafe në La Liga (java e 21-të) janë tre takimet e vetme sot në kampionatet kryesore në Europë. Në Angli, dje Mançester Junajtid tronditi Arsenalin me atë fitore dramatike në fund 2-3 duke rihapur plotësisht çështjen titull me Sitin e Guardiolës i cili pasi fitoi 2-0 ndaj Uolvese sheh vetën 4 pikë larg topçinjëve të Mikel Artetës. Po aq pikë ka edhe Aston Vila e Unai Emeri duke dueluar fort për një edicion që pritet të jetë gjithë shpresë. Suksesi i tyre dje me Njukasëll (0-2) në transfertë tregon ambicjet e skuadrës nga Birmingami. Ndërkohë në Itali, barazimi Roma- Milan (1-1) dhe fitorja 3-0 e juventus përballë napolit...