Sot/ Dinamo në Ballsh, kryesfida e javës zhvillohet në mbrëmje në ‘Elbasan Arena’

Sot/ Dinamo në Ballsh, kryesfida e javës zhvillohet në mbrëmje në ‘Elbasan Arena’

Dita e tretë e javës së 31-të ofron dy ndeshje me pritshmëri të lartë. Në “Adush Muça” (16:00) Bylis do të përballet me Dinamon ndërsa në orën 19:00 supersfida AF Elbasani- Partizani. Zhvillimet e javës sollën barazimin 1-1 ndërmejt Flamurtarit dhe Vorës duke i lënë të dyja skuadrat në pozitat e mëparshme teksa fitorja e Tiranës dje me Egnatian 3-1 ka bërë që Bylis për momentin të jetë poshtë bardhebluve e në shoqëri me vlonajtët e vendit të fundit. Kjo sa i përket fundit por zhvillime pati dhe në krye sepse suksesi i Vllaznisë 1-0 me Teutën hap skenare të reja për Elbasanin sot me verdheblutë që nëse fitojnë me Partizanin, mund të parakalojnë rrogozhinasit dhe të afrohen me dy pikë me kryesuesit e Edi...