Sondre Brunstad Fet, sulmuesi i Bodø/Glimt që mundi “Zotin e Dëborës” në ski

Sondre Brunstad Fet, sulmuesi i Bodø/Glimt që mundi “Zotin e Dëborës” në ski

19 Shkurt 2026 11:30 Alfred Lleshi “Mrekullia” e Bodø/Glimt vazhdon. Pas fitoreve ndaj Manchester City (3-1) dhe Atlético Madridit (2-1), erdhi triumfi ndaj Inter (3-1) në ndeshjen e parë ‘play off’ të Champions League. Suksesi u vendos nga goli i Sondre Brunstad Fet (Ålesund, 1997) në minutën e 20-të. Në fakt, Fet nuk e tërheq vëmendjen vetëm si golashënues, por për të kaluarën e tij si skitar. Mesfushori i Bodø u shpall kampion i kategorisë së tij në “Møre og Romsdal” dhe konkurronte me Johannes Høsflot Klæbo për të qenë skitari më i mirë në “Norvegjinë Qendrore”. 15 vite më parë, Fet mundi “Zotin” e Lojërave Dimërore, fituesin e 10 medaljeve të arta, në sprintin e dy kilometrave. Megjithatë, Fet zgjodhi topin mbi skitë. “Nuk...