Sondazhet/ Shqipëria me pak shanse përballë Polonisë, por historia flet ndryshe

Sondazhet/ Shqipëria me pak shanse përballë Polonisë, por historia flet ndryshe

Shqipëria do të luajë më 26 mars ndaj Polonisë, në transfertë, njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme në historinë e saj në ballafaqimet ndërkombëtare. Luhet për një shans që të çon në Botëror dhe kuqezinjve u del për detyrë të bëjnë “ndeshjen e jetës” ndaj rivalit që na ka ra në short, pra Polonisë. Bazuar edhe në shkrimin e “Panorama Sport”, duke hulumtuar të gjitha statistikat futbollistike të publikuara deri më sot për futbollistët e Shqipërisë dhe Polonisë, si dhe ndeshjet e dy viteve të fundit të secilës skuadër, ndërtova një model simulacioni statistikor, për të parashikuar statistikisht sesi mund të mbyllet ndeshja jonë kualifikuese në Poloni. Nga 10 mijë simulacione të modelit statistikor (ku ndeshja “luhet” 10 mijë herë vetëm për pak sekonda në...