Slot: Te Liverpool duhet të fitosh gjithnjë trofe, menaxhimi i lojtarëve po bëhet i vështirë
28 Janar 2026 11:20 Telesport “Kur je te Liverpool, qëllimi është të fitosh çdo trofe, veçanërisht atë të Premier League. Por, ne e kemi bërë këtë vetëm dy herë në tridhjetë vitet e fundit”, u shpreh trajneri i Liverpool, Arne Slot, në prag të ndeshjes së sotme në Champions League. “Ne duam të jemi konkurrues në çdo garë ku marrim pjesë, por realiteti është se në tre vitet e fundit kemi fituar vetëm një Kupë të Ligës dhe një titull të Premier League”, shtoi më tej trajneri holandez i “reds”. Ai shtoi se menaxhimi i ngarkesës së lojtarëve është një vështirësi e madhe për të: “Nuk është shqetësim, por është një vështirësi. Ne kemi vetëm një “numër 9” në dispozicion për muajt e ardhshëm”. “Dua...
Burimi:
telesport.al