Slot: Ndjej mbështetje nga klubi dhe tifozët, jemi ende në lojë në Champions dhe kemi objektiva në kampionat
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, foli sot për mediat në prag të ndeshjes që “reds” do të luajnë të shtunën ndaj Fulham. Një ndeshje që vjen në një moment delikat për kampionët e Premier League, që në mesjavë u mundën 2-0 nga PSG në Champions League. “Po e përsëris veten, por e kam thënë shumë here se ndiej shumë mbështetje. Jo vetëm nga pronarët, por ndiej edhe mbështetjen e tifozëve. Kur ishim në Paris, menjëherë pas një humbjeje 4-0 ndaj Manchester City, dhe tifozët këndonin, ‘Të duam, Liverpool’”, deklaroi Slot. “Është e drejtë të thuhet se u mposhtëm, por shkuam në fund të ndeshjes si mysafirë dhe ata ende këndonin dhe duartrokisnin për ne. Këtë mbështetje, e kemi ndjerë vazhdimisht. Mendoj se klubi e di...
Burimi:
telesport.al