Slot mendon për Newcastle: Përballje shumë e fortë për ne dhe për ata

Slot mendon për Newcastle: Përballje shumë e fortë për ne dhe për ata

31 Janar 2026 7:33 Alfred Lleshi Gjatë konferencës për shtyp, trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, u ndal te ndeshja e radhës e kampionatit kundër Newcastle: “Mendoj se është thelbësore për gjithë sezonin. Çdo ndeshje e vetme është vendimtare, por pozicioni ku ndodhemi tani e bën çdo ndeshje të mbetur edhe më vendimtare, sepse dihen objektivat që duam të arrijmë. Pra është një ndeshje kyçe, ashtu si edhe e radhës pas saj. Kemi provuar sa e vështirë është të luash kundër Newcastle gjatë një viti e gjysmë këtu. Ka qenë gjithmonë një përballje shumë e fortë për ne dhe për ata. Një sfidë e madhe për t’u pritur me padurim, sidomos sepse të dyja skuadrat morën rezultate të mira gjatë javës. Pastaj, të luash në ‘Anfield’...