Slot: Kjo ishte ndeshja perfekte e Liverpool, më pëlqeu pothuajse çdo minutë
19 Mars 2026 8:33 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, ka mbetur i kënaqur nga fitorja 4-0 e skuadrës së tij ndaj Gallatasaraj në sfidën e kthimit të Champions League. Në “Anfield”, skuadra vendase përmbysin disavantazhin 0-1 të sfidës së parë në Turqi, duke avancuar në çerekfinale. “Më pëlqeu pothuajse çdo minutë. Më pëlqeu mënyra se si luajtëm, mënyra se si ushtruam presion, reagimi i tifozëve kur Galatasaray po bënte atë që prisja prej tyre. Ata ishin në fushë duke u përpjekur të na vrisnin vrullin, por tifozët reaguan menjëherë dhe kështu bënë edhe lojtarët tanë”, tha slot. “E vetmja gjë për të cilën mund të ankohesha ishte se gjatë gjithë këtij sezoni kemi krijuar kaq shumë raste dhe kemi shënuar shumë pak. Madje edhe...
Burimi:
telesport.al