Slot: Kam nevojë për të gjithë lojtarët, gjëja e vetme që dua të evitoj janë dëmtimet

Slot: Kam nevojë për të gjithë lojtarët, gjëja e vetme që dua të evitoj janë dëmtimet

27 Janar 2026 11:07 Telesport Trajneri i Liverpool, Arne Slot, kërkon mbështetjen e të gjithë lojtarëve për të kaluar këtë moment të vështirë. skuadra kampione në Premier League përgatitet për ndeshjen e fundit në grup të Champions League, sfidë që vjen pas humbjes 3-2 ndaj Bournemouth. “Kam nevojë për të gjithë lojtarët e mi, pasi luajmë çdo tri ditë dhe më duhet t’i menaxhoj të gjithë”, tha Slot, që foli edhe për të ardhmen e Andy Robertson, që mund të largohet nga “reds” për të shkuar te Tottenham. “Gjithmonë e dija se 90 minuta të tjera për Milos Kerkez kundër një skuadre intensive si Bournemouth nuk ishin një mundësi. Kështu që aktivizova Robertson, pasi më duhet të menaxhoj lojtarët. Gjëja e fundit që na duhet...