Slot, i matur para Liverpool–Manchester City: Sprovë e madhe, na tregon se ku jemi
6 Shkurt 2026 13:39 Alfred Lleshi Sfida ndaj Manchester City do të jetë një test shumë i rëndësishëm për Liverpool-in, sikurse ka deklaruar Arne Slot para superndeshjes së Premier League, që do të luhet të dielën pasdite: “City mbetet një forcë kryesore e kampionatit dhe do të jetë kështu gjithmonë. Për ne është një tjetër moment për të parë ku jemi në rritje. E dimë sa e rëndësishme është të marrim rezultat, sidomos tani që ka nisur faza finale e sezonit dhe pikët vlejnë gjithnjë e më shumë”. Aktualisht, Guardiola është 8 pikë përpara në renditje, ndërsa City është 6 pikë larg Arsenalit kryesues. Liverpool kërkon të rikthehet në zonën Champions. Momentalisht është i gjashti, vetëm 2 pikë pas Manchester United të vendit të katërt. Slot...
Burimi:
telesport.al