Slot: Do të na duhet të djersitim shumë për të fituar ndaj Marsejë dhe kualifikuar më tej

Slot: Do të na duhet të djersitim shumë për të fituar ndaj Marsejë dhe kualifikuar më tej

Në prag të ndeshjes së Ligës së Kampionëve midis Olympique Marseille dhe Liverpool, trajneri i “reds”, Arne Slot, e vlerësoi shumë homologun e tij italian, Roberto De Zerbi. Në një konferencë për shtyp, holandezi theksoi admirimin e tij për stilin e lojës së ekipeve të drejtuara nga ish-trajneri i Brighton. “E konsideroj atë një nga trajnerët më të mirë në botë. Nuk duhet ta gjykosh gjithmonë një trajner vetëm nga trofetë që fiton, por edhe nga mënyra se si e drejton ekipin e tij”, u shpreh Slot për kolegun italian. “Nëse do të zgjidhja një trajner për një klub të nivelit të lartë, ai padyshim do të ishte në krye të listës sime. Gjithmonë më ka pëlqyer të shikoja ekipet e tij duke luajtur. Kur...