Slot beson te përmbysja: Bashkë me tifozët tanë do të kualifikohemi në “Anfield”

Slot beson te përmbysja: Bashkë me tifozët tanë do të kualifikohemi në “Anfield”

11 Mars 2026 8:12 Alfred Lleshi Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, deklaroi se ka “besim të plotë” te skuadra e tij për ta përmbysur humbjen 1-0 ndaj Galatasaray në Stamboll dhe siguruar kualifikimin në “Anfield”. Edhe pse rezultati nuk ishte pozitiv, holandezi mendon se ekipi i tij luajti më mirë se në përballjen e mëparshme, në të njëjtin stadium: “Sot krijuam mjaft raste për të shënuar. Madje shënuam një gol, por ai u anulua nga VAR. Jam shumë i kënaqur me ekipin. Arrijmë të krijojmë raste edhe në ndeshje të vështira jashtë fushe në Europë, por këtë sezon jo për herë të parë nuk i kthyem në gola”. Ai theksoi se gjithçka mbetet e hapur: “Është vetëm akti i parë. Tani luajmë në ‘Anfield’ dhe...