Slot: Besoj se “Anfield” mund të na frymëzojë për të bërë përmbysjen kundër PSG
Trajneri i Liverpool, Arne Slot, beson se ndeshja e kthimit në “Anfield” mund të ndihmojë në frymëzimin e “reds” për një përmbysje ndaj PSG në çerekfinalet e Champions League. Francezët fituan dje 2-0 në Paris në ndeshjen e parë, ndërsa javën e ardhshme do të luhet sfida e kthimit në Angli. I pyetur për shanset e tyre për të kaluar në gjysmëfinale, Slot tha: “Ndoshta duhet t’i referohem sezonit të kaluar, asaj që më jep ndjesinë më të mirë dhe duhet t’i referohem historisë së këtij klubi, sa ndikim mund të ketë Anfield për një performance”. “PSG ishte padyshim skuadra më e mirë dje, mund të kishte shënuar më shumë se dy gola. Por gjëja e mirë ishte se lojtarët e Liverpool treguan shpirt luftarak...
Burimi:
telesport.al