Slot: Ai është përshtatur mirë me Premier League, mund të bëhet edhe më i fortë

Slot: Ai është përshtatur mirë me Premier League, mund të bëhet edhe më i fortë

Trajneri i Liverpool, Arne Slot, mendon se sulmuesi francez Hugo Ektikie, i ardhur këtë verë në klubin kampion të Anglisë, është përshtatur mjaft mirë. Për këtë gjë flasin 11 golat e tij në 24 ndeshje zyrtare me “reds” në të gjitha kompeticionet. “Ai ende duhet të bëhet më i fortë, por ai tashmë është bërë më i fortë. Nuk mendoj se ka ndryshuar shumë në cilësitë e tij offensive: Është i shpejtë, mund të shënojë gol, ka lëvizje të shkëlqyera me këmbët dhe aftësi driblimi”, tha Slot. “Hugo ka shumë gjëra që mund të shfaqë në fushë. Tani është përshtatur me Premier League dhe duhet të sigurohet që me fizikun e tij, me shpejtësinë e tij, mund të bëhet fizikisht i jashtëzakonshëm dhe kjo është...