Skuqet Conte. Napoli nuk dorëzohet dhe del me 1 pikë nga “San Siro”(video)

Skuqet Conte. Napoli nuk dorëzohet dhe del me 1 pikë nga “San Siro”(video)

Inter ka barazuar 2-2 ndaj Napolit, në kryesfidën e javës së 20-të e luajtur në “San Siro”. Zikaltrit kaluan të parët në avantazh që në minutën e 9-të, me një zbritje të shpejtë në zonë, Marcus Thuram asiston për Federico Dimarco, ky i fundit dërgon topin në rrjetë me një goditje të fortë me të majtën. Barazimi i Napolit do të vinte në minutën e 26-të, ku Scot McTominay mposhti Yann Sommer, pas një topi të futur në zonë nga Eljif Elmas. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1. Në minutën e 72-të, pas një kontakti në zonë mes Henrikh Mkhitaryan dhe Amir Rrahmanit, zikaltrit fitojnë një penallti mjadft të kontestuar nga napolitanët. Antonio Conte ndëshkohet me karton të kuq për shkak protestash. Hakan Calhanoglu...