Skuadra e tij humb, por Uzuni shënon gol fantastik në MLS

Skuadra e tij humb, por Uzuni shënon gol fantastik në MLS

12 Prill 2026 12:24 Telesport Myrto Uzuni po kalon një moment fantastik tek Austin në MLS, duke lënë gjurmë që në javët e para të sezonit përtej Atlantikut. Sulmuesi shqiptar ishte protagonist në ndeshjen e fundjavës kundër LA Galaxy, skuadër ku aktivizohet ylli Marco Reus. Uzuni realizoi një gol të shkëlqyer në minutën e 85-të të takimit, duke gjetur rrjetën në hyrje të zonës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit rival. Skuadra e tij humbi 2-1, po Uzuni tregoi se ende ka për të dhënë nga vetja.