Skitë Alpine/ Lara Colturi fantastike, renditet e treta në provën e parë në Austri..
Lara Colturi e harroi menjëherë zhgënjimin e pësuar në Courchevel të Francës në Skitë Alpine. Skiatorja jonë bëri një paraqitje të shkëlqyer në zbritjen e parë në slalomin gjigand në ndalesën e radhës së Kupës së Botës në Semmering të Austrisë. Në këtë zbritje të parë, Lara Colturi u rendit në vendin e tretë me kohën 57 sekonda e 28 të qintat, vetëm 13 të qintat më shumë se fituesja e kësaj zbitje Sara Hector ndërkohë që në vendin e dytë u rendit austriakja Julia Scheib. Skiatorja 19 vjeçare kuqezi la pas shumë emra të mëdhenj mes të cilave edhe dominuesene e Skive Alpine, Mikaela Shiffrin që u rendit në vendin e 8, ndërkohë që një tjetër emër i madh si Sofia Goggia e mbylli zbritjen e parë në vendin e 11, ndërkohë që pretendente të tjera për fitoren e garës si Alice Robinson nuk e përfundoi zbritjen e parë duke u skualifikuar në zbritjen e dytë. Në orën 13:00...
Burimi:
javanews.al