Ski/ Lara Kolturi, shpresa e Shqipërisë për një medalje në Olimpiadën dimërore

Ski/ Lara Kolturi, shpresa e Shqipërisë për një medalje në Olimpiadën dimërore

Nuk kanë qenë të paktë sportistët e huaj që gjatë viteve të fundit kanë zgjedhur të luajnë për Shqipërinë. Një pjesë kanë marrë medalje të rëndësishme europiane e botërore, madje dy prej tyre, Çermen Valiev dhe Islam Dudaev, në mundje të lirë, morën medalje bronzi në Olimpiadën e Parisit në vitin 2024. Me medalje botërore janë stolisur edhe Abakarov në mundje, Petrov në gjimnastikë, Kulturi në ski etj. Vëmendja më e madhe është e zhvendosur te Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, aty ku skiatorja Lara Kolturi do të përfaqësojë Shqipërinë. BBC i ka dedikuar një episod prej 30 minutash Kolturit, në podkastin “More than the Score”. BBC e prezantoi kështu 19-vjeçaren: “Kolturi është vetëm 19-vjeç, por është njëra nga skiatoret më të mira në sllallom...