Skënderbeu ndalet nga Luftëtari, nuk ka alarm për kreun
Kategoria e Parë, java e 18: Skënderbeu- AF Luftëtari 1-1 (Gjini 78’/Niangulia 73′ pen) Laçi fitoi me shumë vështirësi në 13:30 me Kukësin, Pogradeci ngec në shtëpi me Besën 0-0 ndërsa Skënderbeu, lideri i Kategorisë së Parë nuk e shfrytëzon mundësinë e shkëputjes së madhe. Sot në orën 16:00 korçarët u takuan me Luftëtarin teksa barazuan 1-1. Vendasit e Gjokës ishin fare pranë avantazhit në pjesën e dytë por Abidun nga pika e penalltisë u ndal nga portieri Tahri. Më pas Niangulia për gjirokastritët realizoi në të 73′ me penallti por në pak minuta Gjini i Skënderbeut vendosi balancën përfundimtare./Sportiim.al/ Vazhdo leximin
Burimi:
sportiim.al