Skënderbeu- Laçi finale për titull, Korça kthehet epiqendër e futbollit për një…ditë

Skënderbeu- Laçi finale për titull, Korça kthehet epiqendër e futbollit për një…ditë

Skënderbeu- Laçi mbyll sot 33 javë të rregullta të Kategorisë së Parë. Ndeshja e programuar për në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu” thjesht i jep trofeun njrës prej skuadrave fituese por dhe 30 milion lek të vjetër si bonus nga FSHF. Të dyja klubet e zbritura ‘tok’ edicionin e kaluar nga Superioria janë rikthyer plot shkëlqim që në javën e 31-të matematikisht në elitë për sezonin futbollistik 2026-2027. Ky takim i cili pritet të ofrojë numër të shtuar tifozësh në shkallë merr vëmendje dhe për faktin se udhëtuesëve bardhezinj i duhet deomos fitorja për të fituar titullin kampion në Kategori të Parë, të tretin për klubin kurbinas, në inferiore. Çdo rezultat tjetër ngjit në kuotën e 4 trofeve të këtij niveli vendasit e teknikut Ernest...