Skënderbeu fiton në shtesë, Laçi e Pogradeci ruajë hapin me kreun

Skënderbeu fiton në shtesë, Laçi e Pogradeci ruajë hapin me kreun

Kategoria e Parë luajti sot 5 takime. Të tre skuadrat e kreut patën përballje shtëpiake duke fituar të gjitha. Me vuajtje u shfaq Skënderbeu i cili përmes një penalltie gjeti golin në minutën e 90+5 ndaj Ilirisë. Laçi dhe Pogradeci nuk i diskutuan fitoret. Në anën tjetër Lushnja fitoi 2-1 ndaj Korabit dhe Kukësi- Apolonia përfundoi 2-0 duke zgjuar fundin. Java mbyllet të dielën me sfidën AF Luftëtari- Besa. Të gjitha takimet nisin në orën 15:00. Kategoria e Parë, java e 29-të: Rezultatet: 15:00 Skënderbeu-Iliria 1-0 Laçi- Burreli 3-1 Pogradeci- Kastrioti 5-1 Kukësi- Apolonia 2-0 Lushnja-Korabi 2-1 Të dielën: AF Luftëtari-Besa/Sportiim.al/ Post navigation