Skënderbeu dhe Erzeni në gjysmëfinalet play off, Vllaznia “dorëzohet” pas pesë setesh

Skënderbeu dhe Erzeni në gjysmëfinalet play off, Vllaznia “dorëzohet” pas pesë setesh

Janë mbyllur ndeshjet çerekfinale play off të Superligës në volejboll për meshkuj, duke përcaktuar dy skuadrat e fundit gjysmëfinaliste Skënderbeu e Erzeni avancojnë në gjysmëfinale, ku janë kualifikuar më herët Partizani e Tirana. Mjaft e bukur sfida e luajtur në Shkodër, ku Erzeni fitoi 3-2 ndaj Vllaznisë pas më shumë se dy orësh lojë (28-26, 25-15, 21-25, 24-6, 15-13). Një ndeshje e dueluar deri në fund, me të dyja ekipet që e kërkuan fitoren, por në fund triumfuan shijakasit. Disi më e lehtë fitorja e Skënderbeut, që në kryeqytet mundi 3-0 Studentin (25-19, 25-23, 29-27). Pas një seti të parë të dominuar nga korçarët, në dy të tjerat Studenti rivalizon dhe synon të rihapë lojën, por në momentet e fundit korçarët janë më të saktë....