Skenar i bujshëm nga Franca. Luis Enrique do të rikthehet te Barcelona, do të marrë me vete edhe një nga yjet e PSG-së?
Pavarësisht suksesit që PSG ka arritur me në krye Luis Enrique, ku fitoi edhe Champions League për herë të parë, trajneri spanjoll do të respeëktojë kontratën deri në fund me parizienët dhe më pas do të largohet. Gjë që do të thotë se Luis Enrique do të ndajë rrugët me PSG-në në qershor të vitit të ardhshëm, kohë kur i mbaron kontrata. Rinovimi me francezet duket shumë i vështirë për të ndodhur. Në Francë, kanë filluar që tani zërat e parë për destinacionin e ardhshëm të Luis Enrique dhe në skenë ka dalë emri i Barcelonës. Burime të ndryshme bëjnë me dije se Enrique është i hapur për rikthimin te Barcelona, duke ditur që kontrata e Hansi Flick po ashtu mbaron në qershor të vitit...
Burimi:
telesport.al