Skandali i përgjimeve në Itali, mes “viktimave” VIP edhe Vieri. Ja si funksiononte rrjeti i paligjshëm
10 Prill 2026 14:11 Alfred Lleshi Edhe Christian Vieri figuron mes emrave të rinj të personave “të përgjuar” përmes aksesimeve të dyshuara abuzive në databazat shtetërore nga grupi “Equalize”. Kjo del nga aktet e hetimit në Milano, ku faza e dytë u mbyll të enjten. Emri i ish-sulmuesit të kombëtares italiane shfaqet si person i dëmtuar nga një seri aksesesh në databazën SDI të Ministrisë së Brendshme gjatë vitit 2024, që dyshohet se janë kryer nga Roberto Bonacina, ish-inspektor policie në aeroportin e “Orio al Serio” (Bergamo), i cili sipas hetimeve ka vepruar kundrejt “shpërblimit ekonomik” dhe me porosi të personave të lidhur me “Equalize”, përfshirë Luca Cavicchi. Në qendër të çështjes është “Equalize”, një shoqëri e themeluar më 2018 pranë “Duomo” së Milanos, që...
Burimi:
telesport.al