Skandal te Fenerbahçe, arrestohet presidenti i saj në një hetim antidr*gë
Presidenti i Fenerbahçe, një nga klubet kryesore sportive të Turqisë, Sadettin Saran, u arrestua në Stamboll në kuadër të një hetimi antidrogë që përfshin figura të botës së spektaklit dhe mediave. Sipas televizionit shtetëror TRT, Saran, shtetas turk dhe amerikan, u ndalua pasi testet forenzike zbuluan praninë e lëndëve narkotike në mostrat e flokëve të tij. Ai e mohoi rezultatin, duke deklaruar se “nuk ka përdorur kurrë drogë” dhe se do të kërkojë zyrtarisht një test të ri. Javën e kaluar ishte thirrur nga prokurorët dhe kishte dhënë mostra flokësh e gjaku. Hetimi, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë së Përgjithshme të Stambollit, ka çuar që nga fillimi i dhjetorit në arrestimin e më shumë se një duzine personash, përfshirë prezantues TV, gazetarë, këngëtarë, aktorë dhe figura...
Burimi:
telesport.al