Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Skandal në Europa League/ Tifozët e Lille vendosin hartën e Kosovës në flamurin serb, klubi i falenderon

Ndeshja e parë e fazës “Play-off” në Europa League mes Lille dhe Crvena Zvezdës është njollosur nga një episod i turpshëm i ndodhur në tribunat e stadiumit “Pierre-Mauroy”. Një grup tifozësh të skuadrës franceze kanë shpalosur një banderolë ku shfaqej harta e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe mbishkrimin provokues “Jo dorëzimit” (Nema Predaje). Ky mesazh politik, i cili përdoret rregullisht nga nacionalistët serbë, ka  i ka shpëtuar kontrolleve për simbolet e ndaluara në kompeticionet e UEFA-s. Për t’i bërë gjërat edhe më skandaloze, klubi serb i Crvena Zvezdës ka reaguar në rrjetet sociale duke falënderuar tifozët francezë për këtë gjest. “Faleminderit-Merci! Tifozët e Lille shpalosën një banderolë me shkrimin ‘Jo dorëzim’ gjatë ndeshjes”, shkruhej në postimin e klubit nga Beogradi, duke legjitimuar kështu...