S’ka Botëror për Kosovën, ‘Dardanët’ mposhten 0-1 nga Turqia në Prishtinë! Miqtë në fazën e grupeve pas 24 vitesh
PRISHTINË – Një gol i Akturkoglu në minutën e 53-të shoi shanset e Kosovës për të qenë për herë të parë në finalet e një Kupe Bote. 13 mijë shqiptarë panë ndeshjen në ‘Fadil Vokrri’, ndërsa mijëra të tjera e ndoqën sfidën jashtë stadiumit. Prishtina u kthye sot në kryeqendrën e shqiptarisë, teksa mijëra tifozë nga Shqipëria ishin pranë ekipit të Kosovës në një ndeshje që në fund nuk rezultoi historike.Nga ana tjetër Turqia është në festë legjitime pasi merr pjesë për herë të katërt në histori në finalet e një Kupe Bote. Turqit mungonin prej 24 vitesh në Botëror, që nga viti 2002 kur në Japoni dhe Kore të Jugut dolën të tretët në botë.NDESHJA – Ekipi turk e nisi më me dëshirë përballjen...
Burimi:
ntv.al