Situata e Gjimshitit shqetëson Atalantën, Muriqqi merr lëvdata në Spanjë, Rashicën e kërkojnë në Francë
Adriatik BALLA Lojtarët e Kombëtares po bëjnë gjëra të mira me skuadrat ku aktivizohen në Europë. Por ka dhe lajme shqetësuese sikurse ndodh pas dëmtimit të Berat Gjimshitit. Atalanta mposhti dje Torinon me rezultatin 2-0 në shtëpi, por fokusi është te Berat Gjimshiti, pasi mbrojtësi i Kombëtares u largua mes lotësh në pjesën e parë. “Sky Sport” dha detaje, ndërsa lajmi i vetëm i mirë është se Gjimshiti nuk ka fraktura. Ky dëmtim ndërkohë mbetet kompleks dhe nuk është klasik në muskulin fleksor, siç u mendua fillimisht. Vetëm rezonanca do e përcaktojë në vijim se çfarë do të ndodhë. Tek Atalanta shprehen se shpresa qëndron që Gjimshiti të jetë përlotur nga shoku dhe dhimbja e momentit, më tepër se nga shkalla e rëndë e dëmtimit....
Burimi:
sot.com.al