Situata bëhet më e rëndë te Dinamo! Pas humbjes me Egnatian rrezikohet vendi i katërt, Partizani ka shansin e artë në dorë
Situata po bëhet akoma edhe më e rëndë te Dinamo. Kjo skuadër nuk ka rregjistruar ende fitoren e parë në kampionat për vitin 2026. Vetëm dy fitore ndërkohë që edhe shkurti po vjen drejt fundit, por i përkasin Kupës dhe jo kampionatit. Sot Dinamo ka humbur në shifrat 1-0 ndaj Egnatias, teksa goli i pësuar i përkiste minutave të fundit. Oliverira në të dytën e shtesës arriti që të zhbllokonte rezultatin dhe t’i jepte tre pikët Egnatias. Me këtë fitore, Egnatia ndjek hapin e Vllaznisë dhe nuk lë vend për diskutim sa i përket Final Four, por Dinamo ndodhet me 36 pikë dhe në rast fitore të Partizanit kundër Flamurtarit nesër, atëherë të kuqtë do të shkonin po në kuotën e 36 pikëve, duke barazuar...
Burimi:
sportekspres.com