Sinner triumfin në Indian Wells, mund Medvedev në finale dhe i afrohet kreut të renditjes botërore

Sinner triumfin në Indian Wells, mund Medvedev në finale dhe i afrohet kreut të renditjes botërore

16 Mars 2026 8:46 Telesport Tenisti italian Jannik Sinner, numri 2 në botë, fitoi turneun Masters të Indian Wells. Në finalen luajtur në Kaliforni, ai triumfoi 2-0 (7-6, 7-6) ndaj rusit Daniil Medvedev. Një ndeshje emocionuese dhe e ekuilibruar, ku të dyja setet u vendosn në “tie break”. Madje në “tie break” të setit të dytë, italiani arriti të përmbysë shifrat nga 0-4 dhe të fitojë 7-4, duke ngritur për herë të parë lart trofeun e këtij turneu. Ky është tituli nr.25 në karrierë për Sinner, që i afrohet në klasifikimin e përgjithshëm kryesuesit të renditjes botërore, spanjollit Carlos Alcaraz, që u eliminua në gjysmëfinale.