Sinner fiton përballjen miqësore ndaj Sinner, tenistët dhurojnë spektakël në Korenë e Jugut

Sinner fiton përballjen miqësore ndaj Sinner, tenistët dhurojnë spektakël në Korenë e Jugut

10 Janar 2026 14:15 Telesport Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz fitoi sot 2-0 (7-5, 7-6) përballjen e parë të këtij viti ndaj italianit Jannik Sinner. Dy tenistët më të mirë në botë, respektivisht numrat 1 dhe 2, luajtën në një përballje miqësore në Seul të Koresë së Jugut. Edhe pse ishte një përballje “show”, të dy tenistët treguan një nivel të kënaqshëm, duke dueluar fort. Një ndeshje që zgjati 1 orë e 46 minuta, një test i mirë si për Alcaraz ashtu dhe Sinner, në prag të grand slam të Australian Open. Spanjolli arriti të dominojë në momentet vendimtare, sidomos në setin e dytë, kur fitoi në “tie break”. Ndërsa në te parin, arriti të merrte një “game” me shërbimet e Sinner. Tifozët e pranishëm shijuan...