Silvinjo publikon listën për “play off”, dy risi dhe mungesa të mëdha në Kombëtare

Silvinjo publikon listën për “play off”, dy risi dhe mungesa të mëdha në Kombëtare

Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë të play-off-it të Botërorit 2026 ndaj Polonisë më 26 mars në Varshavë, në orën 20:45. Trajneri Silvinjo ka bërë publike listën me 26 lojtarët e ftuar për këtë përballje, si edhe për ndeshjen e mundshme ndaj Ukrainë/Suedisë më 31 mars. Për herë të parë me Kombëtaren shqiptare kanë marrë ftesë mbrojtësit Stavro Pilo dhe Bujar Pllana. Mungesa të mëdha në repartin e sulmit, ku nuk janë grumbulluar Rey Manaj dhe Mirlind Daku, për shkak dëmtimesh. Rikthime në Kombëtare janë ato të Ernest Muçit dhe Anis Mehmetit, ky i fundit mungonte prej shumë kohësh në listë. Kombëtarja shqiptare do të nisë përgatitjet të hënën në “Shtëpinë e Futbollit” për ndeshjen e parë ndaj Polonisë, ndërsa të mërkurën do...