Silvinjo optimist për kualifikim në Botëror: Po punojmë të shkojmë me forcë maksimale

Silvinjo optimist për kualifikim në Botëror: Po punojmë të shkojmë me forcë maksimale

Adriatik BALLA Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, ishte dje i ftuar në emisionin e kanalit FSHF TV, ku dha disa mendime të tij rreth skuadrës dhe shpresave apo shanseve tona për të qenë në Kupën e Botës këtë vit. Në fillim trajneri tha se ndihej i kënaqur me ecurinë e skuadrës gjatë vitit 2025. “Nëse duhet të kthehem pas në kohë, unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, flasim për 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit, kemi fituar gjashtë, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miqësore, të cilat i kemi fituar. Ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër. Duhet të them dhe diçka tjetër të rëndësishme, lojtarët tanë, sa herë që dalin në fushë, lënë aty gjithçka, 100%, me shpirt dhe zemër....